E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fillon Vettingu në Polici, Hodaj: Ja kush është objektivi ynë
Lajme

Fillon Vettingu në Polici, Hodaj: Ja kush është objektivi ynë

Qeveria ka miratuar ditën e sotme projektligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit.

Nisma e iniciuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka gjetur mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe ka kaluar duke filtruar në këtë mënyrë 13 mijë punonjës të policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ministri Julian Hodaj. Hodaj tha se procesi nuk është një ‘fshesë’ por një pastrim i rëndësishëm për të korruptuarit.

Pjesë nga deklarata e Hodajt:

“Aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është një tjetër: është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, tek pjesa e shëndoshë e institucioneve. Ky projektligj përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin. Janë konsideruar me kujdes të gjitha aspektet organizative dhe financiare, për një proces të paanshëm, cilësor e transparent, të shpejtë në kohë dhe me kosto të përballueshme pasi procesit do ti nënshtrohen rreth 13,000 punonjës.”-ka thënë Hodaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.