E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e Champions League/ Pjesa e parë mbyllet pa gola
Lajme

Finalja e Champions League/ Pjesa e parë mbyllet pa gola

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në finalen e Champions League, mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Në minutën e 21, Adeyemi shpërdoron rast të artë, gjermani gabon i vetëm përballë Courtois.

Në minutën e 23-të, shtylla i mohon golin gjermanëve. Të pafat verdhezinjtë në këto momente. Ishte Fulkrug ai që “flirtoi” me avantazhin, por u ndal nga shtylla.

Në minutën e 28-të, tjetër rast goli për Dortmundin, me protagonist Adeyemi, por kësaj here ishte Courtois që i tha “jo”, sulmuesit gjerman.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.