E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e Kupës, Ministria lejon 1 mijë tifozë në stadium
Publik News

Finalja e Kupës, Ministria lejon 1 mijë tifozë në stadium

Ministria e Shëndetësisë mësohet se ka dhënë një leje të përshtatshme për të lejuar 1 mijë tifozë në stadium, për finalen e Kupës mes Skënderbeut dhe Vllzaninë. Federata ende nuk e konfirmon këtë dhe ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili thotë  se ende nuk kanë marrë një përgjigje.Veprimi i Ministrisë për rikthimin e tifozëve, në dukje duhej të ishte dhënë më parë, në mënyrë që FSHF dhe klubet të marrin masa për biletat dhe të organizojnë ndeshjen me tifozë. Ndërkohë që vetë Ministria nuk ka nxjerrë komunikatë zyrtare, duke e bërë akoma më të paqartë situatën. Nga njëra anë thuhet se do lejohen 1 mijë tifozë, nga ana tjetër FSHF nuk e konfirmon diçka të tillë

Kujtojmë se shkresa është bërë 2 javë më parë, ndërkohë që përgjigja vjen në ditën e ndeshjes, diçka që nuk është e serioze për një institucion të madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.