E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Financimi rus i PD, Berisha: Si në filmat e mafies, Rama bënte gjithçka për të marrë peng opozitën
Publik News

Financimi rus i PD, Berisha: Si në filmat e mafies, Rama bënte gjithçka për të marrë peng opozitën

Qytetarët po braktisin vendin! Ushqimet janë 10% më të larta se në BE, të ardhurat 5-6 herë më të ulëta

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Shijaku në lidhje me publikimin e një raporti amerikan që thotë se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

Berisha u shpreh se Rama nuk bëri asnjë përpjekje për të hetuar këtë skandal pasi ai synonte kapjen e opozitës në mënyrë që të zgjaste qëndrimin e tij në pushtet. 

“Ju lexuat sot se në çfarë labirinte ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafies. Ai bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë por si të kapte peng opozitën. Me një opozitë të marrë peng ai vazhdonte pafundësisht.

Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht armik, hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj edhe është mision i madh për ju”, tha Berisha.

Gjatë një takimi me qytetarë në Shijak, Berisha tha se çmimet janë rritur 30-40% brenda 6- muajve dhe janë në një nivel gati 10% më të larta se në vendet e BE-së, ku pagat janë 5-6 herë më të larta.

Sipas ish-kryeministrit qeveria ka goditur dhe biznesin e vogël, ku propagandon heqjen e taksave por u ka rritur energjinë elektrike gati 3-fish në raport me 2013-ën.

“U bien borive dhe thuhet se biznesi i vogël nuk ka asnjë taksë. Mashtrues të paskrupullt. Vetëm me tarifën e energjisë biznesi i vogël paguan 3-fishin e asaj që paguante në vitin 2013. Tregojnë shifrat, në vitin 2013 kishte 210 mijë biznese, sot ka 107 mijë biznese të vogla.

Çfarë ndodh? Një përçmim ndaj qytetarëve, një shumëzim me zero ndaj grupeve të biznesit, sikur nuk ekzistojnë. Është krijuar një klimë që qeveritarët t’i thonë çdo gjë qytetarëve sikur nuk janë qënie reale dhe janë kukulla.

Del aty zëdhënësja e Edi Ramës, para kamerave dhe një pallati  dhe thotë misteri i pallatit, misteri i rryshfetit të pallatit. Si mund ta thotë një qeveritare këtë. Përpiqen të lajnë duart me këtë xhungël me ndërtimet në Tiranë, sikur nuk ka ligje dhe më pas i legalizojnë. Ato janë shtesa të gjitha të partisë se demokratët nuk shkelin ligjin. Ata me ligj janë të ndaluar ,por do bëj një vendim të qeverisë që t’i legalizojë.

Pse ikin qytetarët? Ikin në dëshpërim se varfëria po troket gjithnjë e më shumë në dyert e shqiptarëve. Çmimet janë rritur me 30-40% dhe në raste të caktuara me 100%.

Sot ushqimet në Shqipëri janë 10 % më të larta se në Bashkimin Evropian ndërkohë që në rapost të adrdhurat janë 5 deri në 6 herë më të ulëta”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.