E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Financuesi i Habiljave në Itali, avokati kallëzon prokurorët që e ekstraduan
Lajme

Financuesi i Habiljave në Itali, avokati kallëzon prokurorët që e ekstraduan

Avokati i personit të akuzuar si financues i grupit kriminal ‘Habilaj’, Nezar Seitit, ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda që lejuan ekstradimin në Itali të Seitit

Detar Hysi tha se ekstradimi u bë pa prova dhe fakte në shtetin tonë, por vetëm duke u nisur nga përgjimet italiane.

Sipas tij, drejtues i Prokurorisë ka tejkaluar kompetencat, duke shpërdoruar detyrën.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej dhe nuk morën asnjë masë. Do të depozitojë kallëzim penal për prokurorët”, ka thënë avokati Hysi.

Nezar Seiti, vece i kerkuar nga Italia si pjese e bandes se Moisi Habilajt, te arrestuar ne Itali, ishte ne hetim ne Shqiperi, hetim per trafik droge ku akuzohet se eshte i perfshire edhe ish ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.