E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Fino si veza kinder’- Iriqi bisedon me Armando Dukën
Lajme

‘Fino si veza kinder’- Iriqi bisedon me Armando Dukën

Iriqi: – Të erdhi i papritur kandidimi i Finos?

Duka: – Besoja se mund të konkurronte dikush tjetër. P.sh., Musa Ulqini apo Braçe se ata kur veshin brekë sportive duken si lojtarë. Por kur mora vesh për Baçin u dhjeva gazit. Është njësoj si t’i hedhësh sheqer, paçes. Një gjë e shpifur.

Iriqi: – Po pse pranoi ai?

Duka: – Nga që jetën e ka pasur si veza Kinder.

Iriqi: – Si veza?

Duka: – Po. Lozte  domino tek lagja në Gjirokastër erdhën dhe ia dhanë vezën. Hape, i thanë dhe brenda i ra lodra e kryeministrit. Më pas erdhën vezët varg. Deputet në Fier, në Korçë, në Tiranë, në… Kiu, fiu, veç dhurata. Tani duan ta heqin qafe dhe ia gjetën vezën e radhës. Merr këtë Kinder e brenda është shefi i Futbollit. Ja, kaq ishte. Jo më kot ka ca vite që plot fëmijë quhen Bashkim. Që të kenë fatin e tij, lusin prindërit. Që pa punuar e pa lëvizur bythën të kesh plot të mira.

Iriqi: – Mos kaq i ashpër, se Fino ka qenë dhe i sëmurë.

Duka: – Histori e bukur sëmundja e tij. Të gjithë varen nga diçka. Nga alkooli, droga, femrat… Fino nuk varej nga asgjë, veç nga rripi i pantallonave. Atëherë shkoi të kurohej në Itali. Dua të kem varësi … Nga femrat,e pyetën. Jo, jo se nuk më le barku. Nga alkooli? Jo, jo se më rritet më tepër barku. Dua të varem nga puroja. Se dukem interesant dhe i mençur, u tha mjekëve. I bënë operacion në trurin e  vogël. Do të të ulet dëshira për punë, i thanë. Më plasi, tha Fino. Unë në parlament pa punë jam, veç i bije me dorë. Mjekët u skandalizuan, por ai qeshte. U tha se gjithë kohës në kuvend i binte me dorë kartonit. Për kaq paguhej. Atëherë ia krijuan varësinë nga puro. E ke parë se nuk e heq nga goja. E rrotullon e rrotullon gjithë ditën. Mbase dhe natën e mban në gojë.

Iriqi: – Po pse shpenzimet ia pagoi buxheti?

Duka: – Po t’i paguante vetë do e kishte mendjen te lekët dhe mbase tani do e kishim varrosur. Se ai ose të vret për dy lekë, ose vret veten për tre.

Iriqi: – Po pse nuk e la mandatin e deputetit?

Duka: – Se ai nuk do garë. Do vezën Kinder, do dhuratë. Po mos fitoi kthehet në kuvend e ndez puro e fik puro.

Iriqi: – Po klubet e bashkive socialiste do ia japin votën. Se është mik i Ramës.

Duka: – E para Rama nuk ka mik as veten. E dyta ai ka lekë deri te puro. Unë kam deri te kokaina e lart.

Iriqi: – Ti pi kokainë?

Duka: – Jo, jo. Unë ua paguaj atyre që e pinë. E kupton po u thellove.

Iriqi: – Çfarë  këshille i jep Finos?

Duka: – Kënaqu me vezën se pula është për mua. Ndryshe…

Iriqi: – Po e kërcënon?

Duka: – Jo, po e këshilloj kujdes. Se nga që është topolak kur të nisë të zbresë shkallët i kthehet në rrokullisje. E merr shpejtësi ai se është peshë e rëndë. Do zoti me sa më pak dëme se e kemi purothithës të mirë dhe i bije fort me dorë… kartonit. Po deshe Iriq më uro qysh tani.

Iriqi:- Më mirë po ngushëlloj Bashkim Kinderin…

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.