E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir në Klos, dy vëllezërit e tij: Nuk ishim dakord për lidhjen e djalit me vajzën
Publik News

Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir në Klos, dy vëllezërit e tij: Nuk ishim dakord për lidhjen e djalit me vajzën

Besnik dhe Fatmir Mjeshtri janë arrestuar mesditën e sotme në Klos pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Të arrestuarit janë vëllezër të Fiqiri Mjeshtrit i cili vrau veten menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Dy vëllezërit e arrestuar kanë deklaruar, se ata nuk kanë qenë dakord për lidhjen e 17-vjeçarit me vajzën e vëllait të tyre. Kur ata morën vesh lidhjen e tyre, e kundërshtuan diçka të tillë.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e ngjarjes, pasi pritet të merren në pyetje edhe të plagosurit e tjerë të cilët aktualisht janë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Babë e bir, Ilir dhe Kenad Shira mbetën të vrarë ndërsa Eglantin dhe Renato Hasula, babë e bir u plagosën rëndë.

Përplasja mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula ka përfunduar me tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Ilir dhe Kenado Shira janë vrarë në ambientet e jashtme të një lokali në Klos. Mësohet se 17-vjeçari ishte nxënës i shhkollës profesionale të Klosit dhe ditën e sotme babai i tij e kishte pritur që të dy të ktheheshin bashkë me furgon në fshatin e ttyre, Fullqet. Por në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.