E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Firmoset marrëveshja: PS bind opozitën parlamentare të votojë “5 Qershorin”, kalon edhe ndryshimet kushtetuese
Publik News

Firmoset marrëveshja: PS bind opozitën parlamentare të votojë “5 Qershorin”, kalon edhe ndryshimet kushtetuese

Përfaqësues të opozitës parlamentare janë dakortësuar me Partinë Socialiste për të votuar marrëveshjen e “5 Qershorit” si dhe ndryshimet kushtetuese.

Në takimin e tretë mes kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, Myslym Murrizi, Edmond Stojku edhe Nimet Musai është firmosur marrëveshja për votimin e “5 Qershorit” në seancën plenare të 23 korrikut si dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e 30 korrikut.

Pika e tretë e kësaj marrëveshje ka të bëjë me vazhdimin e dialogut konstruktiv mes maxhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare.

Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore u arrit në Këshillin Politik mes PS, PD dhe LSI.

Por opozita parlamentare kërkoi të përfshihej edhe kushti për hapjen e listave zgjedhore, çka kryeministri Edi Rama e mbështeti, duke shtuar edhe një ndryshim të kundërshtuar fort nga “opozita e bashkuar”, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kujtojmë se lidhur me këto ndryshime kushtetuese, dje u mbajt mbledhja e Këshillit Politik, ku sekretari i PD-së Gazment Bardhi kërkoi nga kryeministri Edi Rama të japë një datë për votimin e 5 Qershorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.