Fitoi Berisha’, por sa ndikoi LSI de fakto në rezultatet e ‘Shtëpisë së Lirisë’?
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit përfunduan me një fitore të thellë të Partisë Socialiste e cila mori 5 nga 6 bashkitë në garë, por duket se lufta e bilanceve më shumë po bëhet brenda radhëve të opozitës.
Bashkia tjetër, Shkodra, shkoi për “Shtëpinë e Lirisë” ose koalicionin mes “Komisionit të Rithemelimit” me LSI, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha .
Veç fitores në Shkodër, “Shtëpia e Lirisë” u rendit e dyta në katër bashki (përveç Vorës), duke arritur kështu një “fitore të shumëpritur” përballë PD-së të drejtuar nga Lulzim Basha.
Lëvizja Socialiste për Integrim e cila e kishte nisur ftohjen që gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021 e “braktisi” këtë here hapur Partinë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha pas koalicionit dhe iu bashkua lëvizjes së Sali Berishës.
Ky i fundit përveç garës elektorale, kishte si qëllim edhe vërtetimin e forcës dhe sasisë së njerëzve që e mbështesin brenda luftës që prej muajve po zhvillohet në Partinë Demokratike.
Dhe me rezultatet që dolën pas numërimit të votimeve, mund të thuhet qartë se; Po Berisha në këtë test brenda 6 bashkive, ka triumfuar mbi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij.
Por pavarësisht asaj që duket nga shifrat e ftohta, duhet të kujtojmë se jo të gjithë ata që votuan pro “Shtëpisë së Lirisë” janë demokratë.
Votat që përkrahësit e “Foltores” i quajnë si të Berishës, de fakto janë të përziera me ato të anëtarëve dhe votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është një parti e majtë.
Gjithashtu nga një krahasim i thjesht i rezultateve, duket se LSI ka dalë e fituar nga ky bashkëpunim. Duke vendosur përballë numrin e votave që LSI ka marrë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato që ka marrë në zgjedhjet lokale, koalicioni me Berishën ka ndikuar për mirë për partinë e Monika Kryemadhit.
Edhe Berisha nga ana tjetër mund të thotë ‘pa frikë’, se Basha është minorancë në Partinë Demokratike dhe kështu të dyja palët dalin të “fituara”, pa marrë parasysh se fituesi real me 5 bashki është vetëm Edi Rama.
Nga një projeksion matematikor duke pasqyruar votat që LSI ka marrë në zgedhjet e 25 prillit 2021 në këto 6 bashki dhe njëkohësisht ato që ka mbledhur “Shtëpia e Lirisë”, në votimet e 6 marsit 2022.
Plot 8327 është diferenca mes votave të “Shtëpisë së Lirisë” dhe votave që LSI ka marrë një vit më parë në Lushnjë. Kjo diferencë bëhet 2056 në Vorë, ndërsa duket se nuk ka ndikuar shumë në Dibër, me 33 vota diferencë.
Diferenca më e madhe është në Durrës dhe Shkodër, respektivisht me 10365 dhe 9876 vota.
Më poshtë krahasimi i rezultateve:
Votat e Shtëpisë së Lirisë në zgjedhjet lokale 2022
DIBËR: 4478
VORË: 2956
DURRËS: 19844
LUSHNJË- 11238
RROGOZHINA: 1550
SHKODËR: 19976 (deri në orën 16:10)
Votat e LSI si subjekt në zgjedhjet e 2021
DIBËR: 4445
VORË: 900
DURRËS: 9479
LUSHNJË: 2911
RROGOZHINË: 618
SHKODËR: 10100
DIFERENCA
DIBËR: 33
VORË: 2056
DURRËS: 10365
RROGOZHINA: 650
LUSHNJË: 8327
SHKODËR: 9876
Alfapres.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



