E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj: Rezultat i madh, do punojmë për të mirën e shqiptarëve
Bota

Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj: Rezultat i madh, do punojmë për të mirën e shqiptarëve

Kreu i listës së koalicionit Forumi Shqiptar, Nik Gjeloshaj, u shpreh se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve.

Ai tha për Televizionin e Malit të Zi se kanë fituar 2.1 për qind të votave dhe se ky është një rezultat të madh në zgjedhje.

“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”, u shpreh Gjeloshaj.

Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar më tej Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.