Fitorja historike ndaj Gjermanisë, Paraguai e shpall festë kombëtare
Paraguai ka shpallur sot festë kombëtare, pas një fitoreje historike të kombëtares ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, një rezultat që ka ndezur entuziazëm të jashtëzakonshëm në mbarë vendin.
Vendimi u bë publik nga presidenti Santiago Peña vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Me një ton entuziast dhe plot emocion, ai shkroi: “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, të mallkuar qoftë!”, duke sinjalizuar menjëherë shpalljen e ditës së pushimit.
Pak më vonë, Presidenca e Republikës publikoi edhe një deklaratë zyrtare, ku theksohej se ky vendim vjen si një vlerësim për arritjen e jashtëzakonshme të ekipit kombëtar në skenën botërore.
Fitorja ndaj një prej skuadrave më të forta të futbollit ndërkombëtar ka marrë përmasa historike për Paraguain, duke i siguruar ekipit një vend në raundin e 16-tave të Kupës së Botës.
Autoritetet synojnë që përmes kësaj dite festive t’u japin mundësi qytetarëve të përjetojnë dhe festojnë këtë moment të rëndësishëm sportiv, i cili tashmë ka bashkuar vendin në një atmosferë gëzimi dhe krenarie kombëtare.
Ky sukses i shumëpritur është pritur me reagime të fuqishme nga tifozët, të cilët kanë dalë në rrugë për të festuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e futbollit paraguaian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



