E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalimi i Ramës në Knesset nën hijen e bojkotit dhe karrigeve bosh
Bota

Fjalimi i Ramës në Knesset nën hijen e bojkotit dhe karrigeve bosh

Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Knesset, parlamentin e Izraelit, u mbajt në një atmosferë që nuk kaloi pa u vënë re. Pamjet nga salla treguan një numër të konsiderueshëm karrigesh bosh, çka nxiti diskutime të shumta në media dhe në rrethet politike.

Mungesat nuk lidhen vetëm me axhenda apo mungesë interesi individual. Një pjesë e tyre ishin rezultat i një qëndrimi të hapur politik. Deputetë arabë që përfaqësojnë tre formacione të ndryshme parlamentare zgjodhën të mos marrin pjesë në seancën e posaçme të organizuar për Kryeministrin shqiptar.

Vendimi i tyre u interpretua si bojkot i qëllimshëm ndaj një eventi simbolik, që përfshinte një kryeministër nga një vend me shumicë myslimane, por me marrëdhënie historikisht miqësore dhe të qëndrueshme me Izraelin.

Një burim nga radhët e partive arabe, i cituar nga mediat lokale, reagoi me ironi ndaj vizitës, duke deklaruar: “Mjafton prania e ‘Otzma Yehudit’ dhe ‘Sionizmit Fetar’.”

Ky reagim pasqyron pakënaqësinë e një pjese të spektrit politik arab në Izrael, e cila shpesh zgjedh bojkotin në raste që i konsideron si ngjarje me ngarkesë politike apo legjitimuese për balanca të caktuara brenda parlamentit izraelit. Pamjet nga salla e Knesset-it e bënë këtë mungesë të dukshme, me shumë vende të lira gjatë fjalimit të Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.