E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flakë dhe panik në bregdet, digjet lokali në Radhimë
Lajme

Flakë dhe panik në bregdet, digjet lokali në Radhimë

Një ngjarje alarmante është regjistruar mbrëmjen e sotme në Radhimë, ku një lokal është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik në zonën turistike.

Zjarri ka marrë përmasa të rrezikshme, ndërsa për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve janë vënë në rrezik edhe tre hotele pranë vendngjarjes, çka ka shtuar ndjeshëm frikën për pasoja më të rënda.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa shërbimet e policisë kanë siguruar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe pushuesit.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.