E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamuri i kuq në ndërtesat e shkatërruara nga lufta, Prishtinë 28 nëntor 1999
Lajme

Flamuri i kuq në ndërtesat e shkatërruara nga lufta, Prishtinë 28 nëntor 1999

KOSOVË- Profesori norvegjez Kenneth Andresen, ka publikuar një fotografi të rrallë ditën e sotme në kuadër të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Fotoja sipas profesorit është shkrepur në Prishtinë me flamurin Kuq e Zi, më 28 nëntor të vitit 1999.

Andresen gjatë vitit 1999 kishte pranuar ftesë nga ushtria e shtetit të tij për t’u bërë pjesë e një misioni ushtarak në Kosovë. Njihet që grumbulloi edhe kartolina nga Kosova që nga vitet e 70-ta.

Kujtojmë që sipas historisë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit./Gazeta Shqip

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.