E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë, ngjitet Tërbuni
Publik News

Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë, ngjitet Tërbuni

Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët janë mposhtur në finalen e ‘Play-Out’ nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë.

Në ‘Elbasan Arena’ ishte një ndeshej e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë.

Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.

Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.