E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flasin prindërit e 40 vjeçarit Ermal Ngucaj, i humbur prej 4 ditësh
Publik News

Flasin prindërit e 40 vjeçarit Ermal Ngucaj, i humbur prej 4 ditësh

Prej 4 ditësh 40 vjeçari Ermal Ngucaj nga Vlora ka humbur çdo kontakt me familjen e tij, ndërsa makina dhe rrobat e tij janë gjetur ditën e sotme n fshatin Mavrovë të Vlorës.

Prindërit e tij, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj janë shprehur se dyshojnë që Ermaline  kanë rrëmbyer shokët e tij, ndërsa kanë zbuluar edhe bisedën e fundit të Ermalit me bashkëshorten.

“Djalin e kanë rrëmbyer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën.

Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dyshojnë ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat.

Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë peng ose e kanë plagosur. Më ka vdekur dhe një djalin. E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje”, thanë prindërit për Fax Neës, të cilët për 7 muaj kanë qëndruar jashtë vendit.

Ndërsa babai i Ermal Ngucaj shtoi se të hënën u kthyen nga Italia dhe prisnin që i biri ti merrte në Vlorë. Pas mungesës së tij njoftuan policinë ndërsa në makinën e braktisur janë gjetur rrobat e 40-vjecarit.

“Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi. Ndjenjëm por sin ë gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin? Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë. Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty.

Mendova mos është në polici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi cupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë denoncim. Mirë i thashë. Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm policinë.

Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë”, tha Fejzi Ngucaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.