E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet banori  Bashkim Dako që çoi Vangjushin në SPAK: Arrestimi për bujë politike, kallëzimin e bëra para tërmetit
Lajme

Flet banori Bashkim Dako që çoi Vangjushin në SPAK: Arrestimi për bujë politike, kallëzimin e bëra para tërmetit

Bashkim Dako është një nga personat e parë që mori guximin të përballet me abuzimet e politikanëve. Në pallatin që ai banonte u ngritën disa kate paleje. I shqetësuar, ai së bashku me banorët e tjerë vendosën të bëjnë në kallzim. Dosja u çua dhe në SPAK, por ai nuk mori asnjë përgjigjie. Në listën e të kalzuarve ishte Vangjush Dako, pasi banorët ebsonin se asgjë nuk bëhet pa miratimin e tij.

Bashkim Dako aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Teksa dëgjon lajmet se Vangjush Dako është arrestuar, ai nuk ka asnjë ndjesi, përveç faktit që mendon se e gjitha është një iskenim politik, dhe asgjë më tepër.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie. Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, thotë banori.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.