E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet mbesa për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15
Lajme

Flet mbesa për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15

Alfred Dosku është 38-vjeçari shqiptar që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House, Angli.

38-vjeçari me origjinë nga Librazhdi ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij.

Edhe pse mediat britanike vazhdojnë ta mbajnë të fshehur këtë ngjarje, shqiptarët dhe të afërmit e 38-vjeçarit kanë treguar si ka ndodhur ngjarja.

Mbesa e Doskut ka treguar se shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një iPhone 15. Ajo thotë se Alfred Dosku kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.

Më tej ajo thotë se 38-vjeçari ishte i sëmurë me kërthizën dhe nga dhimbjet ka dashur të bëjë vetëvrasje. Ka qenë shoku i dhomës së tij ai që ka gjetur 38-vjeçarin e varur me çarçafë dhe ka njoftuar autoritetet më pas.

Mesazhi i mbesës:

Kishte gjetur nje iphone 15 edhe e ka gjetur policie me google maps ekan arrestuar sepse nuk ka treguar. Aii kishte qen semure me kerthizenn edhe nga dhimbjet ka dashur tbej vetvrasje. Vetem kur e ka gjetur shoku dhomes. Ne moment te fundit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.