E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet misionari: Si iu çova fjalë për rrëmbimin e Jan Prengës
Publik News

Flet misionari: Si iu çova fjalë për rrëmbimin e Jan Prengës

Nikoll Shullani misionar i paqes dhe pajtimit të gjaqeve në Shkodër, në një intervistë ka treguar sesi ai është bërë pjesë e negocimit për lirimin e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë.

Shullani është shprehur se kanë qenë anëtarët e familjes Prenga, ata që i kanë shkuar në shtëpi, dhe i kanë folur me emra për familjet që dyshonin se ishin të përfshira në rrëmbimin e 49 vjeçarit.

‘Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kushëriri duke me thënë se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marre peng Jan Prengën.

Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij me ka thënë se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem të flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se është në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë.

Familja Doçi nuk me ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo lidhje me rrëmbimin. Kam shkuar të familja Bleta e Martin Bletes por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Geshtenja dhe me kane pritur. Pas disa ditësh me kanë thirrur dhe me kanë thënë se ‘Korado Geshtenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë së është në kërkim, është i gatshëm për të bërë be në kishë në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni’.

Dhe nëse bën këtë betim është i larë sepse të besh be është gjë e madhe. Me pas unë i kam thënë djalit tim në Angli, Gëzimit që e kam prej 22 vitesh që të flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shumë vitesh. Familjeve në Shkodër i kam thënë që nëse kanë lidhje ta lirojnë Jan Prengën sepse i kam thënë që për çfare ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë.

Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nëse keni marrë mallin, drogën dorëzojeni, sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorëzuar drogën, por pengu nuk është liruar.

Djali im, Gëzimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën dhe nuk është e vërtetë se djali im ka marrë drogën nga kontinieri. Sepse kontinieri ka qenë me banane dhe është e pamundur për tu futur. Djali im nuk ka asnjë lidhje përveçse është munduar te ndihmojë dhe të bëjë ndërmjetësin me Prengajt.

Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Gështenjen dhe as Bletën. Jam unë qe i kam kërkuar djalit që te flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjetër. Me sa dimë, drogën Astrit Prenga ia ka marrë një anglezi sepse ai i ka patur nje borxh prej 700 mijë paund dhe nuk e ka ditur se mund të ketë lidhje kush tjetër.

Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askënd tjetër dhe është munduar vetëm të ndihmoje ashtu si unë. Me njohin shqiptarët në gjithë boten dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shumë probleme.

Kanuni ka mbi 500 vite qe zbatohet dhe ne nuk e shkelim.’, tha Nikollë Shullani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.