E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet Ngjela: Nëse protesta është e Bashës dhe LSI   atëherë Rama,ky derëzi e ditëzi pse rri kot  kryeministër?
Politikë

Flet Ngjela: Nëse protesta është e Bashës dhe LSI atëherë Rama,ky derëzi e ditëzi pse rri kot kryeministër?

“Nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër”.  Keshtu shkruan sot avokat Spartak Ngjela, teksa komenton reagimin e Rames se protesta e studenteve tashme eshte marre peng nga PD dhe LSI-ja.

Postimi i Ngjeles

Keni një kryeministër sa të lig, aq dhe budalla.
Ai po deklaron se protesta e studentëve është e Bashës dhe LSI -së.
Sepse këta flasin për protestën.
Por pse flasin kur ata nuk i përfill njeri dhe janë krejt të vetëm?
Që t’i japin mundësi Ramës që ky të thotë se “protesta është e tyre”.
Janë bashkë të kapur nga një hall që të tre.
Sepse është budalla Rama?
Sepse, nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër! Nuk e kupton ky që kjo protestë po të kishte drejtues ky do të ishte kryeministri de facto i Shqipërisë?
Po pse nuk e kupton dot Rama këtë gafë fëminore që po bën?
Sepse është budalla. Frika e budallait është proverbiale. Kjo duhet mbajtur mend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.