E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet ‘Pacienti 1’ me koronavirus në Itali: Unë isha me fat por tani..
Lajme

Flet ‘Pacienti 1’ me koronavirus në Itali: Unë isha me fat por tani..

Mattia, pacienti i parë me Covid-19 në Itali

Flet për herë të parë “pacienti 1” i Italisë, i cili arriti të rikuperohet plotësisht nga virusi Covid-19.

Tashmë që ka kaluar rrezikun Mattia ka një këshillë, jo vetëm për italianët, por për të gjithë ata që rrezikohet të preken nga virusi vdekjeprurrës. “Qëndroni në shtëpi, unë isha me fat”.

“Nga kjo përvojë mësova se të qëndruarit në shtëpi është thelbësore. Unë isha me fat, por tashmë s’ka mjete për t’i shëruar të gjithë. Është e vështirë të tregoj çfarë më ndodhi mua, mbaj mend që jam shtruar në Codogno. Ata më thanë që qëndrova 18 ditë në kujdes intensiv. Pastaj në departamentin e sëmundjeve infektive ku fillova përsëri të marr frymë”, thotë Mattia.

“Tani unë kërkoj nga mediat që të respektojnë privatësinë time dhe të familjes time, duam vetëm ta harrojmë këtë përvojë të keqe dhe të kthehemi në normalitet”, përfundon ai.

Italia nuk ka mundur ta identifikojë “pacientin zero” apo personin e parë që ka sjellë virusin Covid-19 në këtë shtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.