E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet pronari grek i shqiptarit që trafikonte heroinë
Lajme

Flet pronari grek i shqiptarit që trafikonte heroinë

Dy shqiptarë dhe një grua greke u arrestuan ditën e sotme si anëtarë të një rrjeti që trafikonte heroinë.

Gjatë aksionit në qytetin Kalyvia, policia greke sekuestroi 29 kilogramë heroinë. Droga u gjet në një tavernë, ku punonte njëri prej shqiptarëve të arrestuar.

Ai është 34 vjeç dhe prej disa vitesh punonte në këtë tavernë. Pronari grek i këtij biznesit ka folur për mediat helene dhe ka thënë se nuk e mendonte kurrë që shqiptari të ishte i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 34-vjeçarin e donte si djalin e tij pasi punonin bashkë prej shumë kohësh.

“Më lehtë do ta kisha të fajësoja fëmijën tim se sa atë”, thotë pronari grek i tavernës.

Ai ka edhe një këshillë për qytetarët e tjerë: “Bëni kujdes se cilët persona fusni në shtëpitë dhe bizneset tuaja”.

Bashkë me 34-vjeçari, u arrestua edhe një 32-vjeçar shqiptar që mendohet se është “truri” i rrjetit të drogës dhe një 29-vjeçare greke.

Sipas mediave të vendit fqinj, heroina vinte nga Shqipëria dhe Turqia e më pas dërgohej në këtë tavernë, ku ripaketohej dhe përzihej me substanca të tjera.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.