E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet shqiptarja që u kërkon djemve të panjohur puthje sa për foto
Publik News

Flet shqiptarja që u kërkon djemve të panjohur puthje sa për foto

“Unë jam larguar nga Kosova në vitin 2004 me nënën kur isha 8 vjeçare. Kjo ide më kla ardhur para 2-3 vitesh kur kam qenë në universitet në Angli dhe ka qenë thjesht e momentit. Më ka ardh ideja me pas një puthje e me qenë perfekt, të gjitha herët kam pasur dëshirë të kem foto perfekte. Thashë hajt ta bëj se jam e re”.

20573926-7646943-image-a-81_1572864197501

Edhe pse është paragjykuar për këtë veprim, Kristina ka treguar se ҫfarë e ka shtyrë për t’u puthur me të panjohur, teksa në të vërtetë ishte single.

“Nuk e kam ditur se do bëhet shumë e madhe, kur e kam postuar në Tëitter ka qenë pak si hajgare, ishte një shaka, kur u zgjova nga gjumi, një mijë mesazhe. Më shumë më kanë shkruar vajza e më kanë thënë një mesazh që kur bën dicka që nuk është normale ke gjykime, disa më kanë thënë që janë ndjerë mirë që e kam bërë këtë, kam pasur edhe mesazhe negative por me ata nuk përzihem”.

Djemtë si reagonin kur u kërkoje një puthje sa për foto?

5-24-1

“Aaa shumë kollaj, ka qenë moment shumë simpatik, janë habitur pak se nuk është se një vajzë të pyet a , vec kanë thënë ok e kemi bërë foton, por ska pasur as ftesa për kafe apo ku di unë, thjesht puthja dhe mirupafshim. Nuk më kanë refuzuar, vetëm 3 kam puthur deri tani, se për mua duhet të jetë vendi shumë perfekt dhe art e histori”.

Ajo ka ikur nga Kosova kur ishte rreth 8 vjeҫe së bashku me mamanë, pa asnjë kujtim të bukur duke që se se ishte periudha e luftë. Teksa rritej në një shoqëri si ajo amerikane, Kristiana ka ëndërruar për një jetë sa më të bukur dhe një nga pasionet e saj më të mëdha  janë udhëtimet. Ajo jeton në Virginia dhe flet për herë të parë, për një media në Shqipëri, për t’ju përgjigjur të gjithë atyre që e kanë kritikuar dhe për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme.

W7G8696CgLPO-vYnb5EPxoQT6fb9GrQlCmEJnb0Omyw

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.