E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fletë-arresti për zyrtarët e njësive elite të Policisë së Kosovës/ Sveçla: Prej Moskës nuk pritet asgjë e mirë
Lajme

Fletë-arresti për zyrtarët e njësive elite të Policisë së Kosovës/ Sveçla: Prej Moskës nuk pritet asgjë e mirë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është informuar zyrtarisht për fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletë-arreste ndërkombëtare për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë e mirë.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”,ka deklaruar Sveçla.

Me lëshimin e këtij fletë-arrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.