“Flori nuk dëgjon mirë në njërin vesh”, disa nga gjërat që nuk dinit për çunat e “Threedots”
Djemtë e “Threedots”të fuar në “Shiko kush luan” zbuluan shumë gjëra rreth jetës së tyre. Flori, Bruno, Klajdi e Vicky dhanë përgjigje për disa gjëra që me siguri nuk i dinit më parë për to.
Në një pjesë të emisionit çunat kishin tabela në duar me emrat e njëri-tjetrit dhe duhet të ngrinin emrin e atij që mendonin. Në rubrikën “Sa e njihni njëri-tjetrin” ne arritëm të mësonim diçka më shumë për to.
Ne nuk e dinim më parë, por Dj Vicky paska qenë më shumë se 100 kilogramë dikur, ndërsa Klajdi Haruni ka pasur flokë me balluke përpara se të bëhej me “Threedots”. As që na shkonte mendja!
Flori Muamjesi është ai i cili i ka pasur fiksim gocat e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Madje, këngëtari nga pëlqimi që kishte për këtë shkollë ka konkuruar për të në “Rin Fest” dhe jo për gjimnazin e tij.
Me siguri duhet ta keni vënë re humorin e cunave të “Threedots”, por ai që bën më shumë batuta sipas tyre është Dj Vicky.
Studioja muzikore e tyre është kthyer tashmë në një vend mjaft të ngrohtë, e këtë e kemi parë dhe në postimet që djemtë bëjnë në Instagram. Por, sipas tyre, ai që harron që ka një shtëpi kur është në studio është Flori Mumajesi. Ndoshta koha kalon kaq shpejt aty brenda, sa Flori humb sensin e kohë.
Përveç kësaj, për Flori Mumajesin mësuam se nuk dëgjon mirë nga njëri vesh. Këtë gjë Flori e shpjegoi duke thënë se dëgjimin në njërin vesh e ka humbur në moshën 13-vjeçare, pasi nuk kishte kushte të përshtatshme dhe dëgjonte muzikë nga njëri vesh me një boks me volum shumë të lartë.
Romantiku mes çunave është padyshim Flori, kjo mori dhe votën e vetë atij. Sigurisht që baladat e tekstet e bukura bëhen nga dikush që di të dashurojë e dhurojë dashuri, si Flori.
Përveç faktit që Dj Vicky dhe Klajdi Haruni na treguan se janë të lidhur, madje shumë të lidhur, mësuam se Klajdi ka një tatuazh shumë domethënës në trup. Si të gjithë njerëzit edhe ai e konsideron familjen si pikën e dobët e tij dhe ka bërë tatuazh frekuencën e zërit të babait të tij. Ide origjinale apo jo?
Flori i lidhur me Kehsi apo Fifin?
Flori duke qënë në dijeni të lajmeve që janë bërë, ngacmohej me Fifin dhe me Kejsin gjatë emisionit, si për të na bërë dhe më shumë konfuzë.
Gjatë lojërave Kejsi duhej të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori nga ana tjetër i thotë “Më ke mua” (pjesë nga teksti i këngës së Kejsit).
Më pas Kejsi në lojën “Shiko kush përgjigjet” pyetet nëse është single, dhe ajo tregon që po është single.
Ndërsa Luana duke e ngacmuar i kthehet Florit duke i thënë: ‘’Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”.
Fifi si gjithmonë me humorin e saj të paparë shprehet: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave.”
Duke bërë batuta me lajmet që janë bërë nëpër portale, arritëm të kuptonim se Flori nuk është në një lidhje as me Kejsin e as me Fifin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



