E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Binaj feston ditëlindjen, s’e merrni me mend sa vjeç bëri
Showbiz

Florian Binaj feston ditëlindjen, s’e merrni me mend sa vjeç bëri

Aktori i njohur dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të ndjerë me rastin e 40-vjetorit të lindjes.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Binaj ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional, duke falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të tij — nga lagjja e fëmijërisë në Allias, te shkolla, televizioni dhe familja.

“Unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time,” shkruan ai, duke përmendur me mirënjohje etapat e rëndësishme si Liceu Artistik, Akademia e Arteve, përvojën në radio dhe televizion.

Ai nderon figurat që e kanë frymëzuar në art, si Koço Devole, Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ndërsa shton se edhe ata që e kanë sfiduar i kanë dhënë forcë:

“Falë tyre zbulova sa i fortë jam.”

Në fund, Binaj vlerëson rolin e familjes, bashkëshortes dhe prindërve të tij:

“Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Ju dua shumë!”

I njohur prej më shumë se 20 vitesh në skenën shqiptare të humorit, Florjan Binaj është sot një nga figurat më të njohura publike dhe njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, me mbështetjen e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.