Foltorja e të rinjve demokratë irritoi Bashën, FRPD mbledh urgjent Kryesinë
Foltorja e rinisë e shpallur nga FRPD-ja të dielën ku do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar përplasjen e re brenda PD-së. Ajo është mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe FRPD-së.
Basha me anë të një njoftimi zyrtar të lëshuar nga PD ka njoftuar procesin e zgjedhjes së kyetarit të FRPD-së, pasi ka mësuar se në këtë foltore do të jetë i pranishëm edhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi njëherësh edhe kryetari i Forumit Rinor të Demokratëve.
“Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj; Hergert Alimerko ; Dario Sejdini ; Enkelejda Rica ; Juela Hamati dhe Anita Doçi. Ky grup do të mbikëqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor. Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Por kjo ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të FRPD, që ka paralajmëruar mbledhjen e Kryesisë pas shpalljes së këtij vendimi.
“Sot ne orën 19:00 ne selinë e Partisë Demokratike, kryesia e FRPDSH do te zhvilloje një mbledhje kryesie dhe me pas do këtë një prononcim për shtyp.(FRPDSH është organizate partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PDSH është ne shkelje te statutit)’, thuhet në reagimin e shpërndarë.
M 7 nëntor do të mbahet Foltorja e Rinisë, ku edhe vetë Berisha nga Lushnja bëri thirrje për pjesëmarrjen e të rinjve. “FRPD fton të gjithë të rinjtë demokratë t’i bashkohen Foltores së Rinisë, në datën 7 Nëntor, tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve!”, thuhet në njoftimin e FRPD në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



