Forcat ruse sërish ofertë banorëve të Kievit: Mund të evakuoheni, s’do të ketë asnjë pengesë nga ushtria
Forcat ruse do të lejojnë banorët e Kievit të largohen nga qyteti në drejtim të qytetit qendror të Vasylkiv. Kështu deklaruan zyrtarët në Moskë.
Ka qenë Gjeneral Major Igor Konashenkov, një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ai që bëri ofertën. “Nuk do të ketë asnjë pengesë nga personeli ushtarak rus për daljen e popullatës civile,” tha Konashenkov.
Kjo është hera e dytë që Rusia ofron këtë mundësi për civilët që duan të evakuohen nga Kievi. Të hënën Konashenkov bëri të njëjtën ofertë, duke u thënë civilëve se rruga drejt Vasylkiv ishte “e hapur dhe e sigurt”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



