E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Forcat “Shqiponja” dhe FNSH kontrolle të  befasishme në qytetin e Elbasanit
Lajme

Forcat “Shqiponja” dhe FNSH kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit

Në orët e para të mbrëmjes të se dielës, Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave ‘Shqiponja’ dhe të FNSH-së.

Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve , por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm, sipas Balkanweb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.