E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ 7 të plagosur nga aksidenti në Levan-Tepelenë
Lajme

FOTO/ 7 të plagosur nga aksidenti në Levan-Tepelenë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur ‘24 orarëshi’ në Poçem.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit pohojnë për gazetaren Anila Sefa se janë përplasur dy automjete.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për 7 të plagosur. 5 prej tyre janë paraqitur deri më tani në spital. Mes të plagosurve ka edhe 2 fëmijë. Njëri prej tyre, 3 vjeç, është më rëndë dhe është futur në sallë të operacionit.

Në vendngjarje kane shkuar forca të Policisë Rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.