E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Arma e krimit dhe lekët që mori 58-vjeçari nga “Fibank”
Flash

FOTO/ Arma e krimit dhe lekët që mori 58-vjeçari nga “Fibank”

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes së ndodhur mesditën e sotme, 12 shkurt, në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, 58-vjeçari Bardhyl Fusha ka hyrë në ambientet e bankës “Fibank” i armatosur me një armë automatike tip kallashnikov dhe me një çantë krahu. Menjëherë pasi ka hyrë brenda, ai ka qëlluar një herë në dysheme për të frikësuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin në bankë.

Pas të shtënës, autori është afruar pranë sportelit dhe ka marrë një shumë parash, të cilat i ka futur në çantën që mbante me vete. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 20 milionë lekë të vjetra.

Një qytetar ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa një patrullë ndodhej pranë zonës. Forcat e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe e kanë kapur 58-vjeçarin në momentin që po dilte nga dera e bankës.

Sapo është përballur me policinë, ai është dorëzuar duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me paratë e marra. Uniformat blu kanë sekuestruar menjëherë kallashnikovin e përdorur gjatë grabitjes, si dhe shumën e parave që ndodheshin në çantë.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në vendngjarje janë sekuestruar si prova materiale arma automatike dhe rreth 20 milionë lekë të vjetra të dyshuara si të marra nga banka. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

58-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.