E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, i gjenden vazo me kanabis në ballkon
Lajme

FOTO/ Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, i gjenden vazo me kanabis në ballkon

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur në fushën e muzikës si Enca. Ka qënë komisariati nr.1 që pasi mori informacione për kultivim kanabisi në vazo lulesh, ushtroi kontroll në vilën e Haxhiajt në Lundër ku i gjeti disa vazo të mbjella me kanabis. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është marrë nga Policia edhe i dashuri i saj. 

Policia e Tiranës njoftoi se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.