E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ As Barcelona, as Reali. Në Spanjë kryeson kjo skuadër surprizë
Sport

FOTO/ As Barcelona, as Reali. Në Spanjë kryeson kjo skuadër surprizë

U largua nga Milani si dështim, por Andre Silva vijon të shkëlqejë te Sevilla, pasi sot shënoi një tjetër gol, duke u dhënë fitoren andaluzianëve përballë Valladolidit dhe duke i ngjitur në krye të renditjes.

Portugezi që është i huazuar te klubi spanjoll, gjeti golin e 8-të në kampionat për këtë sezon, pasi shënoi me një gjuajtje me kokë në minutat e para të sfidës së vlefshme për javën e 13-të të kampionatit spanjoll.

Sevilla fitoi minimalisht 1-0 ndaj Valladolidit, në një sfidë ku krijoi shumë mundësi shënimi dhe rezultati mund të kishte qenë më i thellë, ndërsa me 3 pikët e marra, u ngjit në krye të renditjes, me një pikë më tepër se Barcelona e vendit të dytë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.