E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Bulevardi i Ri i Tiranës, gati segmenti i dytë. Ja kur hapet për kalimtarët dhe makinat
Lajme

FOTO/ Bulevardi i Ri i Tiranës, gati segmenti i dytë. Ja kur hapet për kalimtarët dhe makinat

Segmenti i dytë i Bulevardit të Ri, për pak ditë do të jetë i aksesueshëm për banorët dhe makinat.bulevardi i ri

Makineritë e rënda dhe punëtorët kanë punuar intensivisht edhe gjatë fundjavave, me qëllim për ta përfunduar sa më shpejt këtë segment, që do të shërbejë si urë lidhëse e kësaj zone me arteriet kryesore në Tiranë. I gjithë projekti është parashikuar të përfundojë në pjesën ku takohet me Lumin e Tiranës me një hapësirë të ngjashme me sheshin “Nënë Tereza”, e, po ashtu, me një elips, shkallaret, kolonat dhe një hapësirë të madhe për aktivitete publike.

Vlen të theksohet se në këtë pjesë do të ndërtohet një lagje e tërë nga e para. Ky është projekti i parë ku fillimisht është krijuar infrastruktura dhe më pas janë bërë ndërtimet. Më herët, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se kjo lagje do të ketë mbi 100 mijë banorë. Me përfundimin e pjesës së dytë, çka nënkupton më shumë se gjysma e projektit, bulevardi i ri do të jetë i hapur për një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në pranverë.

Investimi e kthen zonën shumë pranë qendrës, nga një hapësirë të lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim, pasi aty, që tani, janë parashikuar të zhvendosen disa përfaqësi diplomatike si dhe kompani të mëdha biznesi. Në qershorin e vitit që lamë pas, u inauguruan 400 metrat e parë ose pjesa e parë e bulevardit, përfshirë dhe parkimin nëntokësor. Ndërsa i gjithë projekti, i hartuar nga studio arkitekturore angleze “Grimshaw”, është parashikuar të përfundojë në mesin e 2018-ës.

Do të jetë po kjo studio, që do të krijojë dhe masterplanin e zhvillimit të të gjithë zonës që rrethon bulevardin. Propozimi i tyre final do të definojë planin dhe mbi bazën e tij do të procedohet për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.