FOTO/ Del foto e policit që u arrestua në Turqi me drogë
Dalin detaje të reja në lidhje me policin e arrestuar në Turqi me drogë.
Kjo eshte foto e jpolicit Florenc Bicerri, i arrestuar me drogë pak ditë më parë në Turqi.
Bicerri ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit.
Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë.
Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



