E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO-DOKUMENT/ Meta i jep nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos
Lajme

FOTO-DOKUMENT/ Meta i jep nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.

“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos.

Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, sipas burimeve pranë Institucionit të Presidencës, mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.