FOTO e Bashës në tiomon , kreu i PD nuk ka shkel kodin rrugor

Megjithatë, fakti që nuk e shohim shpesh kreun e PD në rolin e “timonierit” si dhe mungesa e rripit të sigurimit, shkaktoi reagime të shumta në rrjet. Veç humorit me “meme”, nuk munguan as sulmet nga kundërshtarët politikë.
Sipas ligjit, përjashtohen nga detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë veç të tjerash dhe “njerëzit me shtatgjatësi më të vogël se 1.50m dhe më të madhe se 1.90m; ky kusht duhet të vërtetohet nga një dokument njohje.”
Pra, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Rama duket se përjashtohen të dy nga ligji për mbajtjen e rripit të sigurimit, meqë janë më të gjatë se 1.90m. Por, a është mosmbajtja e rripit të sigurimit, mesazhi që duhet dhënë nga kryetari i partisë më të madhe opozitare, kandidat për kryeministër?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



