Foto e dites/Bashkia merr një çmim për trasparencen.
Ne vitin ’86 apo ’87, qeveria komuniste e Ramiz Alise, që e kishte çuar vendin në pragun e urisë kronike, mori nga Meksika çmimin e parë në Botë per ushqimin më të mirë për popullatën.
Lajmi i mëposhtëm, është thuajse i njëjti, përveç 30 viteve diferencë.
Tutje politizimit, asnjëherë ne keto 27 vite Bashkia e Tiranës nuk ka qënë më larg trasparencës.
Plani Regullator që kaloi pa asnjë konsultim dhe që ende sot nuk dihet ç’përmban, punimet tek Liqeni Artificial kundër lejes perkatëse mjedisore, taksat që rriten eksponecialisht dhe brenda natës, pa i debatuar aspak ne Keshillin Bashkiak, buxheti i padetajuar dhe lejet e ndërtimit që po shpërthejnë në cdo cep te Tiranës…ndërsa media s’flet më për betonizim.
E megjithatë, Bashkia merr një çmim për trasparencen.
Çmimi “Bashki Pro-Transparences, 2017” konsiston në përmirësimin e transparencës ndaj qytetarëve.
Olof Palma Center, në bashkëpunim me INFOCIP-in, dhe mbështetur nga qeveria suedeze.
Dhënia e këtij çmimi, pavarësisht metodologjisë së përdorur, ka diçka tjetër që konfirmon dhe njëherë marrëdhëniet simbiotike të Veliajt me mediat.
Top Channel transmetoi dje, kronikën e dërguar gati nga ekipi i PR-it të Bashkisë.
Në faqen zyrtare të INFOCIP-it, thuhet qartë se ky çmim nuk ka shkuar vetëm për Veliajn, por për 3 bashki në vend, respektivisht Bashkia Korçë, Bashkia Shkodër dhe Bashkia Tiranë, të treja me pikë të barabarta.
2
INFOCIP në faqen zyrtare sqaron se çmimi u dha për 3 bashki
Pse u fshinë nga marrja e çmimit dy bashkitë e tjera?
Kronika e dërguar nga Veliaj, u transmetua siç ishte pa asnjë verifikim, apo qartësim.
Premisa për të paraqitur Erionin, të kudo gjendur, duket se është aq e madhe sa Voltana Ademi dhe Sotiraq Filo, të mos ekzistonin dje.
Kushdo që ka parë edicionin informativ të lajmeve në TCH, me gjasë as nuk e ka menduar se këta dy kryetarë të tjerë bashkish gjendeshin në sallë.
Por a është vetëm ky problemi?
Nëse televizionet që supozohet se informojnë popullin në fshat e qytet, bien pre në lajme të rreme prej servilizmi për një çmim kaq modest, atëherë ç’duhet të presim të zbulojmë nga ‘Tirana që duam’ që na shitet çdo ditë në ekrane krejt ndryshe nga sa e njohim?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



