FOTO/ E mohoi lidhjen,por Fero kapet mat me modelen Arbenita Ismajlin
Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentaura në showbizin shqiptar,pasi afrimiteti njeri me tjetrin dedikimet dhe komentet e shumta me perkëdheli kanë lëne të kuptohen se janë në një lidhje.

I pyetur së fundmi nëse ai është në një lidhje me Arbenitën, përgjigja e Feros ishte se modelja për të ishte një shoqë shumë e mirë,shumë e ngushtë duke mos e pranuar publikisht lidhjen e tyre.
Megjithatë ‘Prive’ ka kapur mat çiftin të cilët janë shfaqur së bashku në aeroport, teksa shkonin në Zvicër pasi Fero kishte një koncert.
Ata janë fotografuar në shoqërinë e njeri tjetrit ndërkohë që prisnin me valixhet pranë tyre.

|
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




