FOTO e vajzës që vdiq në aksidentin e rëndë në Maminas
Burime nga policia bëjnë me dije se ajo do të nisej me traget drejt Italisë. Keto jane fotot e të dy viktimave, sakaq kujtojmë se Elena ishte e martuar dhe jetonte në zonën e kombinatit në kryeqytet.

Pronari i mjetit benz rezulton Dardan Gjeka, i cili është shpallur në kërkim. Viktimës iu gjet një biletë trageti në çantë por Policia e Kufirit deklaroi paraditen e sotme se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në sportele për të hipur në traget.
Benzi me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme. Pronari i makinës u zbulua nga Policia dhe është shpallur në kërkim.
Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesantë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në benzin që përplasi taksinë ku mbetën të vdekur 2 personat.
Sipas burimeve policore pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendnngjarja. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip Benz me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.
Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.
Krahas dyshimeve nuk përjashtohet mundesia e nje ngjarje aksidentale, ku drejtuesi që shkaktoi aksidentin i përfshirë nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjetër person.
Efektivët e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip benz, i cili eshte një i ri nga Tirana dhe po punojnë për gjetjen e tij.
Pas vdekjes së Elena Abdillarit, 23-vjeçarja që humbi jetën në mënyrë misterioze në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka reaguar për herë të parë e ëma.
Rozafa Glloga, ka treguar detaje mbi jetën e të bijës.
Ajo ka konfirmuar faktin se 23-vjeçarja do shkonte në Itali, dhe se sipas saj ajo aty punonte.
E ëma ka treguar se lajmin për vdekjen e saj e ka marrë vesh nga shoqet e të bijës nëpërmjet televizionit.
“Vajza ime shkonte here pas here në Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e katërt që po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ça problemi pati që nuk u nis në Itali. Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshesë turni i tretë çdo natë.”, ka thënë Glloga./faxweb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



