E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ GJKKO, kryebashkiaku kërkon heqjen e arrestit me burg
Lajme

Foto/ GJKKO, kryebashkiaku kërkon heqjen e arrestit me burg

Dalin pamjet kur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me ankimimin e tij për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veliaj ndodhet prej më shumë se një muaji në qeli, në paraburgimin e Durrësit.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi

Ditën e djeshme dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja.

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Avokati ka deklaruar se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.