E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Gruaja e shoferit të “Toyota” me lot:S’kemi bukë të hamë
Publik News

Foto/ Gruaja e shoferit të “Toyota” me lot:S’kemi bukë të hamë

Tronditëse ka qenë pamja e sotme në seancën për caktimin e masës së sigurisë për katër personat që kanë përfunduar pas hekurave për 3.4 milionë euro të zbuluara në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit.

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë ka shpërthyer në lot, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët.durres-gruaja-e-shoferit-e1530199142777

 

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit është shkrehur në vaj dhe është nxjerrë jashtë.

durres-gruaja-e-shoferit-1

Në videon e filmuar nga gazetarja Haxhiaj gruaja dëgjohet duke thënë se vetëm Zoti mund t’i ndihmojë pasi ata nuk kanë para.

“Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.