FOTO / I vihet tritol makinës së prokurorit
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka shkuar në “Komunën e Parisit” ku mbrëmjen e sotme shpërtheu makina, që ishte në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Jaupaj tha se fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti kishte rreth dy vite që parkohej në atë vend. Ai ka treguar se sasia e eksplozivit ishte vënë në pjesën e parakolpit.
“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, tha Jaupaj.
Shënjestër ka qenë një automjet tip Benz i parkuar pranë një qendre tregtare në pronësi të prokurorit Arjan Muça.
Policia ka shkuar vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Vendngjarja
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



