E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kafexhiu i shokuar nga gjoba 500 mijë lekë, Basha: Eja më 16 mars ta heqim hajdutin kryeministër!
Lajme

FOTO/ Kafexhiu i shokuar nga gjoba 500 mijë lekë, Basha: Eja më 16 mars ta heqim hajdutin kryeministër!

Një skenë interesante u zhvillua në hyrje të një kafeneje të vogël në Korçë, ku pronari i saj e priti kreun e opozitës me letrat e gjobave në dorë!

“Zoti Basha, shihe: 5 ditë hapur kam, asnjë klient brenda, 500 mijë lekë gjobë!”

Basha e lexoi publikisht shkresën e ardhur nga Tatimet dhe gjykata për kafexhiun, e cila ishte sa qesharake, aq edhe trishtuese.

“Kjo që i ka ndodhur Donaldit, i ndodh shumicës së bizneseve të ndershme në vend, – tha Basha. – I ka vënë gjobë banda e Edi Ramës dhe thotë në shkresë se sipas vendimit ….hiç…..sipas numrit të protokollit ….hiç…..Pra, kemi shumë arsye për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie. Ju ftoj më datë 16 mars në Tiranë. Duke hequr këtë pengesë, këtë hajdut që i thotë vetes kryeministër, ne do t’i hapim rrugë një Shqipërie me taksa të ulta. Donaldi dhe bizneset e tjera nuk do të paguajnë më shumë 0.5% të xhiros vjetore, do të përjashtohet nga tvsha dhe nuk do të lejohet asnjë inspektor të terrorizojë biznesin e vogël.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.