E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Kina hap dyert për festivalin e akullit
Lajme

Foto/ Kina hap dyert për festivalin e akullit

Harbin, qyteti i bukur i Kinës hap dyert për vizitorët nga e gjithë bota. Ditën e premte nisi festivali ndërkombëtar i borës dhe akullit.

Nën tematikën “kopshti i dëborës, bota fantastike”, josh vizitorët me skulpturat gjigante të akullit, ku kryefjalë është fantazia, e gjithashtu me aktivitetet e shumta në borë.

 

Rreth 10 mijë punonjës ndihmuan në krijimin e kësaj bote gjigante, e cila mbulon një sipërfaqe sa 84 fusha futbolli në një park pranë lumit Songhua. Më herët gjatë javës artistët u mblodhën për të bërë modifikimet e fundit në krijimet e tyre, disa prej të cilave u ngjajnë personazheve të famshme historike e atraksione të tilla si Tempulli i parajsës në Pekin e Sheshit të Kuq në Moskë.

 

I vlerësuar si festivali më i madh dimëror në botë, aktiviteti vjetor në provincën verilindore të Heilongjiang zhvillohet që prej 1983-shit dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit. Ai zgjat deri në 28 shkurt.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.