E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kulla digjej, dy të rinjtë vdesin në krahët e njëri – tjetrit
Publik News

FOTO/ Kulla digjej, dy të rinjtë vdesin në krahët e njëri – tjetrit

Por para se të jepnin jetë, dy të rinjtë telefonuan familjarët të tyre në Itali, për t’i përshëndetur për herë të fundit, shkruan “The Sun”.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi kaluan momentet e tyre të fundit duke u treguar prindërve sa shumë i donin.

Gloria i telefonoi nënës duke i pëshpëritur: “Faleminderit për atë që ke bërë për mua”.

Marco përpiqej me guxim ta qetësonte, ndërkohë që të dashuruarit u ndanë përfundimisht nga familjarët e tyre të dëshpëruara, duke u thënë se mund të shihnin flakët që po afroheshin nga shkallët.

Dy arkitektët jetonin në katin e 23 dhe shpëtimi i tyre ishte pothuajse i pamundur, pasi zjarri shpërtheu në katin e katër për te përpirë më pas të gjithë kullën.

Të dashuruarit u zhvendosën nga Italia në Londër vetëm tre muaj më parë për të gjetur punë.
Gloria thirri familjen e saj në orën 3 të mëngjesit duke thënë se një zjarr i madh kishte shpërthyer në të gjithë kullën dhe se ajo dhe i fejuari i saj po prisnin ndihmë.

Por ajo nuk erdhi kurrë dhe kufomat e dy të rinjve u gjetën në krahët e njëri-tjetrit.
Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net. Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja

Një tjetër banore, e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyre

Zjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.

Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e personave të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.