E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Kush është biznesmeni Edi Lika
Lajme

Foto/ Kush është biznesmeni Edi Lika

U shoqërua dje në Durrës për Tojotën me miliona euro

Ka dalë fotoja e biznesmenit Edi Lika që u shoqërua dje në Durrës, për shkak se në një nga mjetet që kompania e tij po transportonte nga Belgjika për në Durrës u gjetën të fshehura miliona euro.

Ka qenë deputeti i PD-së Ervin Salianji ai që ka publikuar fotot në Komisionin e Shëndetësisë.

Pak minuta më parë në një dalje për mediat ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se pas kësaj porosie fshihet Taulant Balla.

‘’Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme, aktive në Elbasan, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Taulant Balla kishte për të siguruar hyrjen pa problem të këtyre parave në Shqipëri. Është dekonspiruar plani i Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit për të cçar këtë bashkëpunim të bandave të Elbasanit deri në fund.

Balla merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar te heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ka qenë pakti, marrëveshja është garantuar nga Tualant Balla, ky ka hyrë garant. Për këtë jam i siguruat, do ta vërtetojnë faktet. Ku do shkojnë këto para? Çfarë e lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën, përveç Edi Ramës. Pastrimi i parave, ndërtimi i kullave.

Pesë banda kriminale dhe pesë oligarkë kontrollojë gjithë ekonominë, vendi është i pashpresë. Kanë kaluar nga kanabisi i Tahirit te heroina e kokaina e Xhafajt. Këto para do të shkojnë te kullat e Erion Veliajt’’, u shpreh Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.