FOTO/ Kush është efektivi i “Shqiponjave” që u qëllua me armë zjarri
Personi në foto është Edlir Alleshi, efektivi i “Shqiponjave” që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonnë e Kinostudios në Tiranë, teksa ishte në detyrë.
Ai ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Sipas vlerësimit të bluzave të bardha, efektivi është jashtë rrezikut për jetën.
Ministria e Brendshme bëri me dije se efektivi i plagosur ishte pjesë e një patrulle të “Shqiponjave” që ishte vënë në ndjekje “të një personi të dyshimtë”. Në një moment, është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë, autori që ka qëlluar në drejtim të patrullës së “Shqiponjave” ka arritur të humbë gjurmët.
Në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës saktësohet se plagosja ndodhi në rrugën ‘Hysen Xhura’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



