E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është shqiptari që bleu 382 kg kokainë? Dalin detaje…
Lajme

FOTO/ Kush është shqiptari që bleu 382 kg kokainë? Dalin detaje…

Një operacion ndërkombetar droge është realizuar në Greqi dhe Ekuador në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nga ku kanë rënë në pranga 9 shtetas, ndërsa janë kapur 382 kilogramë kokainë, që kishte për destinacion Australinë.

Pas këti operacioni, policia greke ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se 3 prej të arrestuarve u vunë në pranga në Greqi dhe 6 në Ecuador të moshës 23-63 vjeç.

Mësohet se organizata kriminale ishte e përbërë nga dy grupe, ndërsa të ardhurat e saj llogariten në mbi 11 mln euro. Jane sekuestruar ne Ekuador 382 kg kokainë dhe në Greqi 2 pistoleta, 223 fisheke dhe 2 peshore.

Prej të arrestuarve në Greqi, është një shqiptar i quajtur Ilia, 41 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke. Ai dyshohet se në bashkëpunim me grekun e arrestuar një 63-vjeçar, ishin krerët e grupit kriminal dhe përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me velierë.

Image

ImageImageImage

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.