E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është 22-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali
Publik News

FOTO/ Ky është 22-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali

La pas prindërit, vëllanë dhe motrën binjake

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 22-vjeçari Petrit Jashari i cili humbi jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Itali.

Aksident tragjik rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm në provincën e Pesaro Urbinos dhe në kufi me Umbria.Petrit Jashari, 22 vjeçar, banues në Magione (Perugia), humbi jetën pasi kamioni i tij u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.

Pas goditjes së fuqishme, i riu përfundoi në shtratin e një përroi rreth njëzet metra poshtë.

Petrit Jashari punonte për llogari të babait të tij i cili ka një kompani transporti me seli në Magione, specializuar në dërgesat në supermarkete. Përveç prindërve, ai ka lënë pas vëllanë dhe motrën binjake. Një tifoz i madh i futbollit, 22-vjeçari luante si portier dhe kishte luajtur edhe me të rinjtë e skuadrave si Gubbio, Arezzo dhe Siena.

Petriti, si dhe vëllai dhe motra e tij, punonin për biznesin familjar në zyrë dhe bënin dërgesa kur ishte e nevojshme, pra kur nuk kishte shoferë të tjerë. Kështu ndodhi edhe ditën e sotme që i riu humbi jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.